Dy autobusë të mbushur me pasagjerë emigrantë shqiptarë të ardhur nga Greqia, po mbahen prej 5 orësh në hyrje të godinës së Drejtorisë Vendore të Policisë së Gjirokastrës, me arsyetimin e kontrabandës së vajit të ullirit dhe stekave me cigare.

Pasagjerët emigrantë shqiptarë kryesisht nga veriu, të cilët udhëtonin prej Greqisë në Shqipëri në këto dy autobusë, janë shprehur të revoltuar për gjithçka që po ndodh prej pesë orësh me ta, pa u dhënë asnjë shpjegim nga ana e organeve policore rajonale të Gjirokastrës.

yacht hotel sarande

Këto të fundit po ndërmarrin veprime hetimore konkrete tek autobusët dhe pasagjerët, të cilët kishin marrë për në Shqipëri për konsum vetjak jo më shumë sesa teneqe me vaj ulliri dhe disa steka cigareje dhe këto për përdorim vetjak.

Me tone shumë të ashpra pasagjerët shqiptarë kanë kërkuar që të vijojë udhëtimi drejt destinacionit që kanë, ndërkohë që e cilësojnë këtë veprim policor të paprecedent, pasi malli ushqimor që kanë blerë nuk është në kufijtë e deklarimit doganor apo kontraband.

Policia e Gjirokastrës nga ana e vet nuk ka dhënë asnjë spegim për këtë rast deri në përfundim te veprimeve proceduriale./shqiptarja

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu