Policia Kufitare në Dhërmi i vjen në ndihmë një turisteje britanike, të cilës iu rrezikua jeta pasi mjeti i saj lundrues tip kanoe u dëmtua gjatë lundrimit.

Gjatë patrullimit të zonës së plazhit nga Policia Kufitare, me qëllim garantimin e një sezoni turistik të sigurt për pushuesit, është marrë njoftim nga salla operative e DVKM Vlorë për një turiste e cila ndodhej në det, në vendin e quajtur 📍”Shpella e Pëllumbave”, Gjipe, me mjetin lundrues tip “Kanoe”, i cili ishte dëmtuar dhe i rrezikohej jeta pasi e kishte të pamundur të kthehej në breg.

yacht hotel sarande

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, janë organizuar shërbimet e Njësisë Policore Detare për t’i ardhur në ndihmë turistes nga Britania, e cila u nxor në breg në gjendje të mirë shëndetësore.

Turistja ka falënderuar shërbimet e Policisë për reagimin e menjëhershëm dhe profesionalizmin e treguar.

Policia Kufitare është e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve, vizitorëve dhe turistëve, për të krijuar një ambient sa më të sigurt dhe në këtë kuadër fton qytetarët të denoncojnë në 112📞 dhe në Komisariatin Dixhital

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu