Pas heqjes së tendave me forcë nga Policia një natë më parë, Adriatik Lapaj ka zgjedhur një mënyrë tjetër për të vijuar protestën përballë Kryeministrisë: shtrimin e jorganëve në trotuar.

Në foton e publikuar në orët e para të mëngjesit, Lapaj dhe mbështetësit e tij shihen të ulur në karrige plastike dhe të mbuluar me çanta fjetjeje e batanije, ndërsa pranë tyre janë vendosur bombola dhe ngrohëse portative për t’u mbrojtur nga i ftohti i natës.

Bashkë me foton, Lapaj ka shoqëruar edhe mesazhin ironik:
“Ju përshëndesim nga pjesa përballë zyrës së Edit të pangopur!”

Ai njofton se protesta do të vijojë çdo ditë, duke bërë thirrje qytetarëve të bashkohen:
“Çdo ditë ora 17:00 takohemi në shesh!”

Me këtë veprim, organizatori i nismës “Shqipëria Bëhet” sinjalizon se nuk do të tërhiqet nga protesta, pavarësisht ndërhyrjes së Policisë për heqjen e tendave, duke e zhvendosur sfidën me qeverinë në një betejë këmbënguljeje përballë dyerve të Kryeministrisë.

Pasi policia i hoqi tendat një natë më parë, Lapaj doli live në studio televizive dhe kërkoi batanije nga populli.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu