Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur të mërkurën pasdite pranë qytetit Erding, në Bavarinë e Epërme, ku një mungesë komunikimi mes policisë dhe ushtrisë gjermane përfundoi me të shtëna me armë zjarri.

Banorët e zonës, të shqetësuar nga prania e disa personave të armatosur, njoftuan policinë, duke menduar se bëhej fjalë për një kërcënim të mundshëm. Forcat e rendit mbërritën menjëherë dhe, kur panë një burrë të armatosur me pushkë automatike, hapën zjarr duke e plagosur.

Vetëm më pas u zbulua se personat në fjalë ishin ushtarë të Bundeswehr, që po zhvillonin një stërvitje në zonë.

Sipas mediave gjermane, ushtari i plagosur është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, pasi plumbi e ka prekur lehtë.

Ngjarja ka shkaktuar turp dhe debat në Gjermani, pasi autoritetet kanë pranuar se incidenti ndodhi për shkak të mungesës së komunikimit midis policisë dhe ushtrisë. Ende nuk është bërë e ditur kujto i takon përgjegjësia për këtë gabim serioz.

  1. Hetimet për ngjarjen vazhdojnë, ndërsa Ministria e Brendshme dhe ajo e Mbrojtjes po kërkojnë sqarime për mënyrën se si ndodhi një keqkuptim kaq i rrezikshëm mes forcave të sigurisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu