
Në Lukovë, u ndalua B. A., 43 vjeç, pasi dyshohet se më 10 gusht, në vendin e quajtur “Lapardha”, hodhi në tokë një cigare të ndezur duke shkaktuar zjarr, që dogji 30 rrënjë ullinj dhe një sipërfaqe me shkurre e ferra. Ai akuzohet për “Shkatërrim nga pakujdesia me zjarr i pyjeve dhe mjedisit pyjor” dhe “Shkatërrim prone nga pakujdesia”.
Në Bolenë, u procedua penalisht E. T., 34 vjeç, i cili më 9 gusht dyshohet se ndezi zjarr për pastrimin e kullotës, duke djegur një sipërfaqe me shkurre, ferra dhe disa pisha.
Ndërsa në Tragjas, G. Gj., 58 vjeç, dyshohet se më 8 gusht dogji një sipërfaqe me bimësi, për të cilën akuzohet për “Shkatërrim prone me zjarr”.
Policia apelon qytetarët të mos ndezin zjarre për asnjë arsye, pasi do të përballen me ligjin, dhe i fton të denoncojnë në numrin 112 çdo rast zjarrvënieje apo paligjshmërie, duke garantuar anonimat dhe reagim të menjëhershëm.