Policia po bën një aksion në Tiranë në bizneset apo salloneve të botoksit.
Siç bën me dije gazetari Sokol Dema, janë lëshuar disa urdhër kontrolle në këto biznese.
Krimi Ekonomik në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka ushtruar kontroll në rreth 30 qendra estetike në Tiranë, për mallra kontrabandë.
Uniformat blu kanë ushtruar kontroll pas vendimit që ka dhënë gjykata e Tiranës. Burime bëjnë me dije se kontrollet janë për botox kontrabandë, është gjetur një sasi e konsiderueshme kondrabande.
Nuk ka urdhër-arreste deri më tani nga ana e Prokurorisë së Tiranës. Nëse do ketë arrestime në flagrancë, nuk përjashtohet mundësia./shqiptarja