Policia e Tiranës i ka kthyer përgjigje negative Partisë Demokratike në lidhje me kërkesën për zhvillimin e një proteste më 16 maj, në Bulevardin e Ri. Data e kërkuar për zhvillimin e tubimit përkon me mbajtjen e Samitit të Komunitetit Politik Europian në Tiranë, dhe autoritetet kanë vendosur të mos e lejojnë protestën për arsye sigurie.

Sipas Policisë së Shtetit, refuzimi bazohet në domosdoshmërinë për të garantuar sigurinë maksimale gjatë zhvillimit të Samitit, ku do të marrin pjesë liderë të lartë të Bashkimit Europian dhe të vendeve të rajonit.

Kujtojmë se kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, njoftoi se forca politike që ai drejton do të mbajë një tubim kombëtar më datë 17 maj, në orën 17:00, për të kontestuar rezultatin e zgjedhjeve, të cilat, sipas tij, janë shoqëruar me manipulime masive.

Në këtë ditë do të zhvillohet gjithashtu edhe Samiti i BE-së në Tiranë, dhe kryeqyteti do të jetë nën masa të rrepta sigurie. Edhe pse Berisha ka deklaruar se protesta do të jetë paqësore dhe nuk do të pengojë zhvillimin e Samitit, autoritetet e sigurisë kanë vendosur të mos e autorizojnë zhvillimin e saj në datën 16 maj./Euronews

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu