Policia e Tiranës ka hartuar plane të posaçme veprimi për garantimin e rendit dhe sigurisë, si dhe për lehtësimin e qarkullimit gjatë tri aktiviteteve me pjesëmarrje të lartë që zhvillohen në kryeqytet nga sot deri të dielën.

Aktivitetet përfshijnë tubimin në sheshin “Skënderbej”, “Maratona Fan Run” dhe “Maratona e Tiranës 2025”. Si pasojë, do të ketë kufizime të përkohshme të trafikut në disa akse kryesore të qytetit, përfshirë pezullimin e transportit urban në disa segmente.

Detajet e kufizimeve:

  • Sot, 17:00-19:00 – bllokim i përkohshëm i qarkullimit në Bulevardin e Ri për tubimin në sheshin “Skënderbej”.
  • 18 Tetor, 09:00-11:00 – kufizime gjatë “Maratona Fan Run” nga sheshi “Nënë Tereza” deri te bulevardi “Dëshmorët e Kombit”.
  • 19 Tetor, 08:00-16:00 – kufizime të qarkullimit gjatë “Maratona e Tiranës 2025” në segmentet rrugore: sheshi “Nënë Tereza”, bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, rruga “Gjergj Filipi”, rruga “Papa Gjon Pali II”, rruga “Ismail Qemali”, bulevardi “Bajram Curri”, kryqëzimi me Rrugën e Elbasanit, rruga “George W. Bush”, rruga “Abdi Toptani”, bulevardi “Zog I”, Bulevardi i Ri, rruga “Ded Gjo Luli”, Rruga e “Durrësit”, Rruga e “Kavajës”, rruga “Myslym Shyri”, bulevardi “Zhan D’Ark” (nga ura e Gjykatës deri te ura e “Taiwan”), bulevardi “Bajram Curri” (nga ura e Gjykatës së Rrethit deri te ura e “Taiwan”), rruga “Ibrahim Rugova” dhe rruga “Lek Dukagjini”.

Policia ka njoftuar se itinerari i mjeteve të transportit urban do të pezullohet përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe sheshit “Nënë Tereza” gjatë maratonës, ndërsa qarkullimi i automjeteve për transport të përzier, teknologjikë dhe pasagjerësh do të ndalohet brenda Unazës së Madhe, përveç mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit.

Qytetarët ftohen të shmangin lëvizjen me automjete në zonat e kufizuara, të përdorin rrugë alternative dhe të respektojnë udhëzimet e punonjësve të Policisë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu