Tiranë – Partia Demokratike ka njoftuar Policinë e Tiranës për zhvillimin e një tubimi ditën e sotme, nga ora 18:00 deri në 20:00, para godinës së Kryeministrisë. Në zbatim të ligjit “Për tubimet”, Policia ka ndërmarrë një sërë masash për garantimin e rendit, sigurisë dhe mbarëvajtjes së aktivitetit.

Sipas njoftimit zyrtar, që prej orës 14:00 ndalohet parkimi i automjeteve në këto akse:

– Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”
– Sheshi “Nënë Tereza”
– Rruga “Ismail Qemali”
– Rruga “Papa Gjon Pali II”
– Bulevardi “Zhan D’Ark”
– Bulevardi “Bajram Curri”
– Segmentet nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me “Ibrahim Rugova”

Ndërkohë, nga ora 15:00 deri në përfundim të tubimit do të bllokohet qarkullimi i automjeteve në:

– Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga Ministria e Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”
– Rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”

Policia bën të ditur se, në varësi të ecurisë së tubimit, mund të vendosen kufizime të tjera të qarkullimit në rrugë të ndryshme të kryeqytetit. Për të ndihmuar qytetarët, do të ketë devijime të trafikut drejt rrugëve alternative.

Policia e Tiranës u bën apel qytetarëve të shmangin lëvizjen me automjete në zonat ku do të ketë bllokime dhe të përdorin itinerare alternative, në mënyrë që të mos pengohet lëvizja e lirë e pjesëmarrësve në tubim.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu