Sipas Policisë së Korçës, 14-vjeçari ka humbur jetën për shkaqe natyrore, pasi ka p)suar arrest kardiak.

yacht hotel sarande

“Më datë 08.01.2025, në QSUT, Tiranë, ka humbur jetën, një 14-vjeçar, banues në fshatin Pocestë, Maliq. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën, për shkaqe natyrale (arrest kardiak)”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndërkohë, nga spitali sqarojnë mjekët se 12-vjeçari pasi ka patur një stabilizim shëndetësor në datë 31 dhjetor dhe me dëshirën e familjarëve të tij është larguar nga spitali.

Gjatë shtrimit ai është mjekuar me antibiotikë, perfuzione dhe ilaçe për barkun.

I gjithë mjekimi është bërë mbi rezultatet e analizave. Në datën 7, kur ai është paraqitur përsëri në urgjencën spitalore të Korçës është bërë stabilizimi i gjendjes shëndetësore edhe pse u paraqit në situatë shumë të rënduar në spital dhe për shkak të simptomave, te cilat jane te njejta per disa diagnoza, u be e mundur te niset menjehere në kryeqytet per mjekim te specializuar dhe per ekzaminime te thelluara shendetesore.

Saktësohet që rasti është ndjekur me përparësi në spitalin e juglindjes nga personeli shëndetësor.

Ndërkohë ajo që dihet është se në spitalin e Korçës nuk ka mjek kardiopediatër.

Nga ana tjetër Prokuroria e Korçës ka nisur hetimet mbi shkaqet e ngjarjes./Balkanweb

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu