Policia e Tiranës ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me çamçakëzin jeshil të gjetur në një shkollë 9-vjeçare në Tiranë që sipas denoncimit të bërë nga një mësuese e kësaj shkolle është drogë dhe përgjum fëmijët.

“Në vijim të kontrolleve të ushtruara, në një shkollë në Yzberisht është sekuestruar një tabletë në ngjyrë jeshile dhe nga analizat përkatëse në sektorin e toksikologjisë pranë ISHP, është arritur në përfundimin që nuk ka prani të ndonjë lënde psikotrope dhe rezulton të ketë në përbërje vitaminë E.

yacht hotel sarande

Pavarësisht këtij rezultati të nxjerrë, strukturat e Policisë do të vazhdojnë kontrollin dhe monitorimin në të gjitha shkollat”, bën me dije policia.

Burime bëjnë me dije se tableta jeshile i është gjetur njërit prej nxënësve në xhep. Pas verifikimeve nga policia ka rezultuar se fëmija kokrrën e kishte marrë në shtëpi, pasi babai i tij vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe përdorte ilaçe.

Policia pasi ka bërë analizat ka rezultuar se nuk është lëndë psikotrope. Gjithashtu bëhet me dije se asnjëri nga nxënësit nuk ka konsumuar një medikament të tillë.

Disa ditë më parë, një mësuese në një shkollë 9-vjeçare në Yzberisht kishte ndarë me prindërit një shqetësim lidhur me një çamçakëz, sipas saj me përbërje droge që konsumohej nga nxënësit në klasë dhe shkaktonte përgjumjen e tyre.

“Të nderuar prindër, po ndaj me ju një problem të evidentuar nëpër shkolla. kjo është një lloj droge që po qarkullon si çamçakëz por ka pasoja, jep gjendje gjumi me sytë hapur. Duhet të jemi të gjithë vigjilent të ndihmojmë njëri tjetrin për shëndetin e fëmijëve”, shkruante mësuesja./euronews

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu