Efektivë të Qarkullimit Rrugor të mbështetur edhe Forcat Shqiponja në Policinë e Lezhës janë vendosur prej disa ditësh edhe në qytetin e Lezhës. Kontrolleve ndaj mjeteve të blinduara dhe atyre që përdorin xhama te zinj, tashmë u janë shtuar edhe monitorimi i trafikut dhe parkingjet e gabuara që ishin kthyer në shqetësim për qytetarët.
Efektivët rrugorë janë përqendruar edhe në autostradë pasi shpejtësia mbetet një shqetësim duke sjellë edhe numrin më të madh të masave administrative që pasohet nga parakalimi i gabuar dhe sjellja agresive në rrugë. Janë rreth 800 masa administrative të marra brenda një jave, ndërsa bëhet e ditur se monitorimi do të jetë i vazhdueshëm për të ndikuar në rritjen e sigurisë në rrugë, por edhe rritjen e rendit publik në territor.
Ne monitorim janë vendosur edhe mjetet me xhama të zinj ku brenda 1 jave janë 60 masa administrative ndërsa është bere edhe heqja e tyre. Ne terren janë angazhuar të gjitha strukturat, ndërsa bëhet me dije se pas marrjes se detyrës, Drejtuesi i Policisë së Lezhë, Kryekomisar Altin Mena, ka bërë takim me strukturat e policisë duke kërkuar fillimisht nga këta të fundit që të jenë ata të parët që reagojnë për të respektuar pikërisht ligjin dhe zbatimin e tij ashtu siç u kërkohet qytetarëve, pasi në rast të kundërt ndëshkimi do të jetë i paevitueshëm për ta.
Gjatë kësaj jave në terren sëbashku me blutë kanë qenë edhe drejtuesit e policisë vendore qe kane ndjekur nga afër operacionet, ndërsa konfirmohet se nuk bëhet fjalë për një valë aksionesh, por vijimësi e pashmangshme me qëllim për të ndikuar në përmirësimin e rendit dhe sigurisë publike dhe rritjen e besueshmërisë tek qytetaret ndaj uniformes blu në këtë qark./shqiptarja