Një nga zonat më të populluara të Tiranës, Komuna e Parisit u trondit nga të shtënat me armë të një efektivi policie që lanë të plagosur 45-vjeçarin Lorenc Kosta me origjinë nga Berati e banim në kryeqytet, punonjës në Enti Rregulator të Energjisë (ERE). Pak pas orës 14:00 Erjon Goxhara, efektiv në drejtorinë e Kufirit në Laprakë, qëlloi me pistoletën e shërbimit 45-vjeçarin, kalimtar në trotuar, pranë një marketi te rreth-rrotullimi i Komunës së Parisit.

Policia tha zyrtarisht se plagosja ka ndodhur për ‘motive të dobëta’, por burime për Report Tv thanë se ka dyshime që 45-vjeçari kishte lidhje jashtëmartesore me bashkëshorten e efektivit, megjithatë kjo pistë nuk është e konfirmuar. Në kundërpërgjigje, Erjon Goxhara, me origjinë nga Memaliaj dhe me banim në zonën e Ali Demit në Tiranë, e ka qëlluar me armë. Në vendngjarje janë gjetur 6 gëzhoja.

yacht hotel sarande

Lorenc Kosta raportohet se ka marrë 6 plumba tek të dy këmbët, nga të cilët një në fund të barkut dhe u transportua për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës, ndërsa ndihmën e parë në vendngjarje ia dhanë kalimtarë të rastësishëm, siç dëgjohen në videon e siguruar nga Report Tv, edhe turistë të huaj.

Dinamika e ngjarjes, çfarë filmuan kamerat e sigurisë
Efektivi i policisë Erjon Goxhara ka vepruar me gjakftohtësi për të plagosur Lorenc Kostën.

Sipas asaj që kanë filmuar kamerat e sigurisë i plagosuri ka qenë duke ecur në këmbë në afërsi të kompleksit ‘Kika2’, ndërsa efektivi i policisë ka qenë me makinë. 46-vjeçari ka parë Lorenc Kostën, ka ndaluar dhe e ka qëlluar duke e lënë të plagosur. Pas kësaj i ka bërë foto viktimës i cili ishte i shtrirë në trotuar dhe i mbuluar me gjak.

Pas ngjarjes së rëndë, Goxhara është larguar me mjetin e tij në drejtim të banesës së tij, ka marrë një çantë me vete dhe menjëherë është larguar. Më pas dyshohet se ai është larguar drejt Dajtit, ku edhe janë përqendruar kërkimet e policisë.

Nga vendi i ngjarjes, kryepolici i Tiranës Tonin Vocaj tha se ka komunikuar me efektivin i cili ka qenë edhe komandat i Repartit “Shqiponja”, dhe i ka bërë thirrje të vetëdorëzohet duke njoftuar njëherazi se nuk do të jetë më pjesë e uniformave blu.Autori e ka qëlluar në pjesën e poshtme gjë që nuk tregon se ka dashur ta vrasë. Autori ka qenë jashtë orarit të punës. Kam komunikuar me efektivin, është në gjendje të rënduar psikologjike. Po e kontaktojmë që mos të kryejë ndonjë veprim tjetër ndaj vetes. Ne jemi duke harxhuar të gjitha energjitë për ta kapur nëse dorëzohet do jetë edhe më mirë. I bëjmë thirrje dhe përmes medias të dorëzohet pasi me mjekët s’ka rrezik për jetën i autori .’- tha Vocjat drejtor i Policisë së Tiranës.

Në vendngjarje mbërriti edhe drejtori i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Florian Sulejmani.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu