Një vatër zjarri në një sipërfaqe me shkurre dhe ullishte, jashtë territorit të Uzinës Mekanike në Poliçan, ka avancuar duke kaluar mbi ujësjellësin dhe duke u afruar pranë banesave e Azilit të të Moshuarve.
Në terren po punojnë zjarrfikës nga gjashtë bashki, 60 trupa të Forcave të Armatosura dhe po jepet mbështetje nga ajri, përfshirë edhe helikopterin sllovak të mbërritur në Kuçovë falë Mekanizmit Europian të Mbrojtjes Civile.
Pavarësisht përpjekjeve intensive, flakët ende nuk janë shuar, ndërsa operacioni për vendosjen e tyre nën kontroll vijon me intensitet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu