Autoritetet kanë njoftuar mbylljen e përkohshme të segmentit hyrës të Unazës së Pogradecit, për të gjithë drejtuesit e mjeteve që vijnë nga Qafë Thana drejt qytetit. Ky bllokim është vendosur si masë sigurie, pasi reshjet e fundit kanë dëmtuar një pjesë të skarpatës, duke krijuar rrezik të shtuar për rënie gurësh.
❗️Bllokimi prek vetëm hyrjen e Unazës.

Ekipet e punës në terren do të vijojnë edhe nesër ndërhyrjet për stabilizimin dhe sistemimin e skarpatës së kodrës. Autoritetet bëjnë me dije se segmenti do të hapet vetëm pasi të jenë përfunduar punimet dhe të jetë garantuar plotësisht siguria për qarkullimin.

Institucionet falënderojnë qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu