Nga njëra anë, Dielli, nga ana tjetër, Hëna. Në mes, Toka, të rreshtuar në mënyrë të përkryer. Rezultati: një eklips i plotë hënor, një ngjarje që ndodh kur Hëna hyn tërësisht brenda hijes së planetit tonë.

Do të ndodhë të këtë diel dhe do të jetë e mundur të shihet edhe nga Shqipëria. Ndryshe nga hera e fundit – 16 maj 2022 – nuk duhet të ketë probleme për shkak të reve.

Më konkretisht, sytë duhet të kthehen nga qielli sapo të lindë sateliti ynë, rreth orës 7:30 të mbrëmjes. Hëna do të jetë tashmë pjesërisht i eklipsuar. Momenti më mbresëlënës ndodh në orën 20:10 kur Hëna do të errësohet plotësisht. Fenomeni do të përfundojë pak para orës 23:00, kur sateliti të dalë nga hija.

Pse do të duket e kuqe?
Si gjithmonë në këto raste, gjatë fazës totale të eklipsit (por edhe gjatë fazës së avancuar të pjesshme), Hëna do të marrë një ngjyrë karakteristike dhe elegante bronzi: prandaj është edhe emri “Hëna e Kuqe”./Lapsi.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu