Argita Malltezi ka folur pasi është paraqitur në SPAK. Ajo në deklaratë e sja para gazetarëve ka sqaruar se për çfarë ishte thirrur dhe ka shprehur mosbesim se SPAK do të zbardhë çesshtjet për të cilat ka bërë kallëzim.
Gjyqtarja Gjoka, ka kërkuar të hetohet për kallëzim të rremë ndaj meje dhe SPAK ka hapur procedim me kërkesën e saj. Në një tentativë që duart lajnë fytyrat që nuk mund të lahen. Sigurisht që pyetjet e mia, janë pyetje dhe çdo tentativë për të mbyllur gojën e pyetjeve dhe opononecës, është një tentativë për të nxjerrë institucionet publike nga kontrolli publik. Dhe është një tentativë që do të dështojë pa asnjë dyshim. Ju keni qenë prezent mediatikisht në atë periudhë. Unë i jam referuar shkrimeve që ekzistonin në media prej kohësh të paktën qysh prej gushtit 2024 që e akuzonin zonjën në fjalë pikërisht për ato të cilat ajo nuk i kundërshton dot dhe nuk i ka kundërshtuar me sa mu lexua në ekstraktet e atij akti, po për të cilën ka kërkuar Dumanin që ti lajë fytyrën. Vë në dukje standardin e dyfishtë të kësaj godine këtu që shumë shpejt do të kthehet në një muze të turpit të kapjes së drejtësisë në të cilën Irena Gjoka Maneku Spata kërkon të marrë certifikatën e ndershmërisë dhe ka iniciuar një procedim penal. Ndërkohë që unë, Jamarbër Malltezi kemi bërë 3 – 4 kallëzime penale për çështje konkrete. Kanë falsifikuar Millonai, Kraja, Dumani aktet zyrtare. Ka falsifikuar Irena Maneku Gjoka aktet zyrtare, Olldashi aktet zyrtare. Dhe kjo është shumë e thjeshtë. Kanë thënë ka ndryshuar ligji, ndërkohë që ligji ka ndryshuar për çështje të tjera dhe jo për çështje për të cilën ata kanë ngritur aktakuzë. Për të cilën ata kanë vënë në “arrest me burg” Jamarabër Malltezin që në tetor të 2023 që më pas u ndryshua në “Arrest Shtëpie”. Pra të gjithë këto kanë qenë akte falsifikimi me pasoja shumë të rënda. Nuk e kanë nisur procedimin. Kanë vendosur mbylljen e procedimit. Sepse ky është standardi i dyfishte i një drejtësie të kapur politikisht. Ndërkohë që pyetja ime në thelb kishte për standardin e një drejtësie të kapur nga grupet kriminale, një standard të cilin SPAK e ka për detyrë ta sqarojë. Tani çfarë bëra unë. Unë pyeta, a ekziston, a e disponon SPAK një video qe e ka gjetur rastësisht gjatë kontrollit të shtëpisë së një gazetari të larguar Shqipëria./syri