Familjarët kanë denoncuar si të humbur Daniel Shima, ish-zëvendësdrejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

Kontakti i fundit me Shimën është regjistruar mesditën e së mërkurës, kur ai i ka thënë familjes së tij se po e arrestonte policia. Megjithatë, kur të afërmit kontaktuan uniformat blu, mësohet se Shima nuk është ndaluar nga autoritetet.

Menjëherë pas kësaj, familjarët kanë bërë denoncimin në Komisariatin e Policisë Nr.1 për zhdukjen e tij.

Policia po heton dy pista kryesore: e para, rrëmbimi i mundshëm, dhe e dyta, inskenimi i zhdukjes.

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu