Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për shtetasin M. Ç., 47 vjeç, që u gjet i pajetë në automjetin e tij, në lagjen nr.10 Korçë, dhe nga veprimet e para u dyshua se kishte humbur jetën për shkaqe natyrale, ju informojmë se:

Nga veprimet hetimore të deritanishme, të kryera nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Korçë, në drejtimin e Prokurorisë së Korçës, është bërë i mundur identifikimi i shtetases V. Sh., 37 vjeçe, e cila rezulton se ka qenë në automjet, duke kryer marrëdhënie seksuale me shtetasin M. Ç., kundrejt pagesës. Nga hetimet dhe nga ekzaminimet e deritanishme mjekoligjore, dyshohet se  ka humbur jetën si pasojë e hipertensionit.

yacht hotel sarande

Në vijim të veprimeve për rastin, është arrestuar në flagrancë shtetasja V. Sh., 37 vjeçe, e dyshuar për veprën penale “Prostitucioni”.

Vijon puna për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu