Pak më parë SPAK kërkoi nga GJKKO që dëshmia e Nuredin Dumanit të bëhet me dyer të mbyllura. Kjo ka shkaktuar revoltën e të pandehurve të tjerë të cilët kanë braktisur seancën.
Para se të braktisnin sallë, ata deklaruan se nuk kishin asgjë për të fshehur dhe donin që fjala e tyre të dëgjohej.
“Dua që fjala ime të jetë transparente dhe seanca të zhvillohet me dyer të hapura. Kërkoj që media te jetë prezente në sallë”, u shpreh i pandehuri Petrit Çoli.
Ndërkohë avokatët kanë theksuar se nuk ekzistojnë shkaqe të ligjshme që procesi të vijojë me dyer të mbyllura.
“Media është arbitri i dytë në këtë sallë gjykimi, pasi nuk ka shkaqe të ligjshme për të mbyllur dyert e gjykatës, kur i penduari i drejtësisë, ka dhënë më shumë se gjysmën e dëshmisë”, kanë deklaruara ata.
Petrit Qoli: “Kam 1 vit e gjysmë në burg, dua që fjala ime të jetë transparente!”
Adrian Uzuni: “Jam baba i tre kalamajve, unë dua të vërtetën patjetër i dua mediat, mos besoni një mashtrues dua vetëm drejtësi”.
Pas këtyre kërkesave, Gjykata ka nxjerrë mediat jashtë seancës për të siguruar dëshminë e të penduarit Nuredin Dumani. “Përbën sekret hetimor”, tha gjyqtarja.
Pas kësaj largohen edhe të pandehurit nga kafazi, e po ashtu ikin edhe avokatët duke krijuar kaos në Gjykatën e Posaçme.