“Plug and Play”, platforma e mirënjohur globale për mbështetjen e Startup-ve, me qendër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbërrin edhe në Shqipëri, e pozicionuar tek Piramida, për t’u ofruar sipërmarrësve të rinj shqiptarë, një mundësi unike për startup-et e tyre që të rriten, të tërheqin investime kapitale, të pilotojnë teknologjinë dhe të forcojnë praninë në tregjet lokale dhe globale. Programi i tyre është krijuar për t’u ofruar startup-eve akses të menjëhershëm në një përvojë globale dhe një rrjet të gjerë ndërkombëtar.

Kryeministri Edi Rama ishte sot në ceremoninë e çeljes së “Plug & Play”, e cila në Shqipëri gjen mjedisin e duhur për të sjellë këto shërbime inovative për industri të ndryshme, me perspektivën që Shqipëria të kthehet në qendrën rajonale të këtyre sipërmarrjeve.

yacht hotel sarande

Rama: Është bërë një portë e hapur për të gjithë të rinjtë e vendit tonë dhe të rajonit që kanë ëndrra për t’u bërë të mëdhenj në botën digjitale. Në këtë botë nuk ka rëndësi ku je, kush je, nuk ka rëndësi çfarë ngjyre ka lëkura jote, çfarë feje i përket apo nëse e mallkon Zotin nga mëngjesi deri në darkë. Ka vetëm një gjë rëndësi, çfarë fantazie dhe aftësie ke për tu dalluar nga të tjerët. Është një gur shumë i rëndë kilometrik në transformimin rrënjësor të Shqipërisë dhe në të përpjetën që kemi për të ngjitur deri në Shqipërinë e 2023.

Është e bukur ndjesia që mund të vazhdoj të numëroj në një fushë ku ne ishim më mbrapa nga të gjithë, sot kemi pozicionin më të përparuar në qeverisjen digjitale në të gjithë rajonin dhe jemi në pjesën e sipërme të klasifikimit edhe në Evropë.

Ofrojmë 95% të shërbimeve publike online dhe falë sistemit të ri që kemi ndërtuar kemi kryer 45 milionë shërbime në total që janë mbi 45 milionë kontakte personash me persona, janë mbi 45 mln qëndrime në rradhë, janë 45 milionë rrugë për të shkuar deri te zyra për të marrë shërbimin. E kemi nisur nga bishti me një numër qesharak shërbimsh. Është një transformim rrënjësor./vizionplus

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu