Kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi me nisjen e seancës plenare për miratimin e dekreteve të presidentit për ministrat e rinj, u përjashtua nga seanca. Ai pati edhe një debat me kryeparlamentaren Nikolla, madje e akuzoi se gënjeu kur tha se ishte sëmurë prandaj hoqi dorë nga detyra.Bardhi me deputetë të tjerë të opozitës bllokuan foltoren dhe pati tensione teksa i drejtoheshin Nikollës.Ndërkohë me herët nga vendi, Bardhi u drejtua me tone të ashpra ndaj Nikollës në nisje te seancës, që kryeministri Rama është hajdut dhe mafioz. Më tej iu afrua foltores me deputetët e tjerë.
Pjesë nga debati:
Nikolla: Ti je përjashtuar nga seanca nuk mund të marrësh fjalën për procedurë. Je përjashtuar!
Bardhi: Ti the jam sëmurë. Gënjen. Gënjeve kuvendin, the jam sëmurë. Të shkarkoi si leckë.
Nikolla: Të të vijë turp për fjalën që përdor dhe insinuatën që përdor.
Bardhi: Tju vijë turp.
Nikolla: Kalojmë në procesin e votimit.