Rreth orës 11:10, në Institut, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta është qëlluar me armë zjarri në ajër.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjeherë në vendngjarje dhe kanë shoqëruar për veprime të metejshme shtetasin Y. C, i dyshuar i përfshirë në konflikt.

Gjatë kontrollit fizik këtij shtetasi i është gjetur një armë zjarri pistoletë.

Aktualisht, nuk ka të dhëna për persona të dëmtuar/lënduar.

Punohet për identifikimin e kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në konflikt dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Në përfundim të hetimeve do të jepet një njoftim më i plotë për rastin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu