Qeveria ka hedhur për konsultim publik Planin Kombëtar, që synon të afrojë vendin me politikat e BE për Energjinë dhe Klimën. Sipas këtij plani, gjatë 2025 parashikohet kufizimi i përdorimit të mjeteve në disa ditë të javës, ndërsa synohet që deri në 2030, 10% e mjeteve në qarkullim të jenë elektrike.

yacht hotel sarande

Përmes një dokumenti prej afro 360 faqesh të hedhur për konsultim publik në fund të vitit të shkuar, qeveria ka tashmë gati Planin Kombëtar për Energjinë e Klimën, që synon të afrojë Shqipërinë me politikat e Bashkimit Evropian.

Sipas këtij plani, synohet që përgjatë 2025 përdorimi i makinave në vend të kufizohet duke përdorur alternime.

Drafti nuk sqaron me detaje sesi do të jetë formula e kufizimit të përdorimit të makinave, por thotë se “përdorimi i tyre do të bëhet në disa ditë të javës dhe sipas targës së makinës”.

Po ashtu, ky plan parashikon rritjen e përdorimit të mjeteve elektrike në vitet në vijim.

Sipas tij, parashikohet që deri në 2030, 10% e të gjithë flotës së automjeteve në vend të jetë elektrike. Për këtë arsye, qeveria ka vendosur si objektiv të planit kombëtar instalimin e stacioneve të karikimit për automjetet elektrike në pikat ekzistuese të aksesit përgjatë rrugëve kombëtare, pikave kufitare dhe zonave turistike, si dhe caktimin e detyrimeve ligjore ndaj operatorëve ekonomikë, psh. për parkimet publike ose garazhet publike për të qenë të pajisur me stacione për karikimin të automjeteve elektrike.

Plani kombëtar në vend për të reduktuar emetimet e gazeve me efekt serë, parashikon edhe masa të tjera siç janë caktimi i taksave të qarkullimit, promovimi i transportit rrugor publik të qytetarëve apo përmirësimi i cilësisë së rrugëve./shqiptarja

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu