Portali europian «Politico» thekson në një artikull të tij sot se ekziston një plan i presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, për të “shkatërruar” Ursula von der Leyen, duke vendosur në pozicionin e saj kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis .
Sipas «Politico», e cila citon diplomatë dhe zyrtarë evropianë në kushte anonimiteti, presidenti i Këshillit Evropian, në bisedimet e tij me krerët e vendeve anëtare të BE-së, promovon idenë që Kyriakos Mitsotakis të marrë vendin e Von der Leyen në krye të Komisionit Evropian.
Diplomatët dhe zyrtarët të tjerë europiane e quajnë gjithë këtë një tjetër përpjekje të dëshpëruar për të rrëzuar von der Leyen. “Në rastin më të mirë kjo krijon bezdi, në rastin më të keq , është destabilizuese.”- thonë ata.
Të njëjtat burime, megjithatë, flasin për një “përpjekje të dëshpëruar” duke marrë parasysh faktin se edhe vetë zoti Mitsotakis vazhdimisht ka mohuar se është i interesuar për zyrën evropiane, ndërsa së bashku me Donald Tusk ka ndërmarrë iniciativa për rizgjedhjen e zonjës von der Leyen në krye të Komisionit Evropian.
Sipas agjencive ndërkombëtare, menjëherë pas zgjedhjeve evropiane të 9 qershorit, dyshohet se ka pasur një marrëveshje joformale brenda BE-së që Von der Leyen duhet të sigurojë një mandat të dytë në Komision dhe portugezi Antonio Costa duhet të marrë rolin e presidentit të ri të Këshillit të BE-së.
Michel duket se insiston megjithatë në paraqitjen e alternativave ndaj kandidaturës së von der Leyen dhe, në këtë kontekst, ka paraqitur kryeministrin grek si pasardhës të mundshëm të gjermanes von der Leyen në Komision , dhe kryeministren daneze, Mette Frederiksen, si alternativë për kandidaturën e Kostës.
Gjithësesi burime pranë Charles Michel, kanë nxituar të mohojnë gjithë këto zëra dhe të konsiderojnë publikimin e «Politico» -s si “fake news”.