Një person ka mbetur i plagosur nga të shtënat me armë të premten në mbrëmje në lagjen “Dragodan” të Prishtinës, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Sipas njoftimit, i plagosuri është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

yacht hotel sarande

Ndërkohë deri tash, Policia ka arritur të identifikojë një të dyshuar dhe dy vetura që dyshohet se janë përfshirë në rast. Por ende nuk ka arrestime.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 19:00, është raportuar për shkrepje të armës së zjarrit në rrugën “Mine Peza” në Prishtinë.

Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është bërë e ditur se një person është plagosur nga arma e zjarrit dhe se i njëjti është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Aktualisht policia ka identifikuar një të dyshuar të përfshirë në rastin në fjalë, po ashtu edhe dy vetura, ndërkaq po vazhdon punën e saj operativo-hetimore si dhe të ekzaminimit të vendngjarjes me qellim të sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu