
Policia e Korçës ka arrestuar autorin e dyshuar të plagosjes se 27-vjeçarit A.Kodra. Ai është identifikuar si Aleks Qiqi, person me precedent penal.
Mësohet se Qiqi ka qenë i dënuar më parë për falsifikime dhe vepra të tjera penale. Ai ka dalë nga burgu vetëm pak kohë më parë, ku po vuante dënimin për veprën penale të trafikut të drogës. Po ashtu, ka qenë i dënuar edhe në Greqi për shkelje të ligjit.
Autori, i cili ka mbetur i plagosur gjatë ngjarjes, është nxjerrë nga banesa dhe, i shoqëruar nga forcat e rendit. Ai u transportua drejt spitalit të Korçës për mjekim.
Ndërkohë, i plagosuri 27-vjeçar ndodhet në gjendje stabile në sallën e reanimacionit. Policia po vijon hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe motivet e kësaj ngjarjeje.
Korçë/Informacion paraprak
Rreth orës 19:00, në fshatin Mollaj, Korçë, shtetasi A. K., 27 vjeç, është dëmtuar, dyshohet me mjet prerës thikë nga shtetasi A. Q, 41 vjeç.
27-vjeçari, po merr ndihmë mjekësore në spital.
Autori i dyshuar i ngjarjes shtetasi A. Q., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar mjetin prerës thikë që dyshohet se shtetasi A.Q, ka plagosur 27 vjeçarin.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes