Një plagosje me thikë raportohet se ka ndodhur këtë mesditë në zonë e Qytet Studentit të Tiranë.
Raportohet se dy persona janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe njëri prej tyre ka mbetur i lënduar.
Sipas informacioneve paraprake, i lënduari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Agresori është identifikuar si Ajdin Ajvazi.
I plagosuri me thikë 19- vjeçari Agron Demiraj ka mbërritur tek Spitali i Traumës për të marrë mjekim. Mësohet se i riu ka marr tre plagë, në brinjë, në qafë dhe në shpatull.
Ndërkohë, polica ndodhet në vendngjarje dhe ka rrethuar zonën./ panorama