Një plagosje me armë të ftohtë është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës.

Sipas informacioneve zyrtare, rreth orës 20:30, në lagjen Pavarësia, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Fjodor Zeqo, 48 vjeç, banues në Vlorë, ka plagosur me thikë shtetasin Ilir Suloti, gjithashtu banues në Vlorë.

I dëmtuari është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Autori i dyshuar është kapur nga shërbimet e Policisë dhe ndodhet në shoqërim, ndërsa po kryhen veprimet proceduriale për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi:

Rreth orës 20:30, në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, si pasojë e një konflikti është plagosur me mjet prerës shtetasi I. S., 44 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë, duke identifikuar dhe shoqëruar autorin e dyshuar të kësaj ngjarjeje, shtetasin F. Z., 48 vjeç.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin ligjor të rastit dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu