
Rreth orës 18:30, në sheshin “Prek Cali” në Shkodër, një konflikt mes dy personave ka përfunduar në plagosje me thikë. Sipas informacioneve paraprake, shtetasi V. D. dyshohet se ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin P. G., 33 vjeç.
I plagosuri është transportuar menjëherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar rrethanat e konfliktit, ndërsa shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet intensive për kapjen e autorit të dyshuar.