
Një tjetër ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në kryeqytet.
Rreth orës 15:50, në Rrugën e Kavajës, gjatë një konflikti të dyshuar, është plagosur me armë zjarri 34-vjeçari Akil Koxhaxhiku.
I plagosuri është transportuar menjëherë në spital, ku sipas burimeve mjekësore ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe nën kujdesin e mjekëve.
Policia ka identifikuar autorin e dyshuar si Besjan Ferazini dhe po punon për kapjen e tij. Ndërkohë, grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.






