LEZHË – Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë ka dhënë detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kaluar në Mamurras, ku një person mbeti i plagosur me armë zjarri.

Sipas policisë, nga verifikimet rezultoi se i plagosur në dorë ishte shtetasi M. M., 51 vjeç. Pas veprimeve të thelluara hetimore nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin dhe ato të DVP Lezhë, janë identifikuar dhe shpallur në kërkim R. N. dhe O. N., të dy 18 vjeç, banues në Mamurras.

Dy të rinjtë dyshohet se kanë plagosur 51-vjeçarin me armë zjarri, për motive të dobëta, në rrugë, në Mamurras, dhe më pas janë larguar nga vendngjarja. Automjeti me të cilin ata dyshohet se janë larguar është gjetur në banesën e shtetasit O. N. dhe është sekuestruar nga policia me cilësinë e provës materiale.

I plagosuri ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe, sipas autoriteteve, është jashtë rrezikut për jetën. Policia vijon punën për kapjen e autorëve dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu