
Durrës, 30 maj 2025 – Një ngjarje kriminale është regjistruar pasditen e sotme në zonën e Fllakës, në periferi të Durrësit.
Sipas informacioneve paraprake, një person është plagosur me armë zjarri. Viktima është identifikuar si Arbër Gorgea, rreth 40 vjeç, i cili është transportuar menjëherë drejt Spitalit Rajonal të Durrësit për ndihmë mjekësore.
Aktualisht, nuk dihen ende rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa forcat e policisë kanë shkuar në vendin e krimit dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të saj. Pritet që në vijim të ketë një informacion më të detajuar mbi autorin dhe motivet e mundshme të plagosjes.
Njoftimi i policise
Rreth orës 20:00, në zonën e Fllakës, dyshohet se për motive të dobëta është plagosur me armë zjarri shtetasi A. G., 36 vjeç, banues në Durrës, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë dhe Grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet dhe hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit, sqarimin dhe dokumentimin ligjor të rrethanave të ngjarjes.