Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja e 27-vjeçarit, Juglen Abazi mbrëmjen e sotme në zonën e Freskut në kryeqytet. Sipas raportimeve, i riu është qëlluar teksa ishte brenda në automjet dhe si pasojë ka marrë një plumb në bark.

Ndërkohë autori i ngjarjes, i cili e qëlloi teksa ishte këmbë, është identifikuar nga policia. Grupi hetimor vijon më punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Abazi u paraqit vetë në spital për ndihmë mjekësore dhe riu ndodhet aktualisht nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 19:10, është vetëparaqitur për ndihmë mjekësore në spital shtetasi J. A., rreth 27 vjeç, i cili dyshohet se është plagosur me armë zjarri në zonën e Freskut. Aktualisht, 27-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu