
Policia e Tiranës ka dhënë detaje mbi ngjarjen e ndodhur pranë Rinasit, ku është plagosur me armë zjarri 26-vjeçari Fabjo Arifaj. I riu ndodhet në spital dhe po merr trajtim mjekësor.
Sipas policisë, autori i dyshuar është 32-vjeçari Grisjan Latifaj, i cili është shpallur në kërkim, pasi dyshohet se ka qëlluar me armë në drejtim të 26-vjeçarit.
Ndërkohë, policia ka arrestuar vëllain e autorit të dyshuar, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën dhe sekuestruan:
- 1 armë zjarri pistoletë,
- municion luftarak,
- 2 radio policie,
- sende të tjera të kundërligjshme.
Autoritetet bëjnë të ditur se vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në ngjarje dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Materialet procedurale i janë kaluar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.