Policia ka arrestuar këtë të hënë në flagrancë Andi Gurrën, një nga bashkëpunëtorët e Klejvis Cakës në plagosjen me armë zjarri të Juglen Abazit, në zonën e Freskut, më 2 gusht të këtij viti.

“Në vijim të hetimeve për ngjarjen e ndodhur më datë 02.08.2025, në zonën e Freskut, ku mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi Juglen Abazi, Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda kundër Jetës dhe Pronës arrestuan në flagrancë shtetasin në kërkim Andi Gurra 26 vjeç, i cili dyshohet si bashkëpunëtori i shtetasit Klejvis Caka Lusha i shpallur në kërkim si autor i dyshuar i plagosjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas informacioneve shkak i sherrit dyshohet se është bërë një vajzë.

Sipas burimeve të ‘abc news’ të dy bashkëpunëtorëve u është marrë deklarata dhe ata janë shprehur se Klejvis Cakën, autorin e kanë shok dhe e ndihmuan të largohet por qe nuk kanë dijeni për ca janë zënë.

Ndërkohë më herët Blutë e Tiranës vunë në pranga Xhonatan Qerimi, 27 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për veprën penale “Përkrahje e autorit të krimit”.

Ndërkohë vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes./tema

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu