Detaje të reja dalin në dritë nga ngjarje e kësaj të diele, ku një 31-vjeçar u plagos me armë zjarri në zonën e Alliasit në kryeqytet.

I plagosuri dhe autori janë komshinj me njëri-tjetrin dhe më herët nuk kanë pasur konflikte. Dyshohet se i plagosuri i ka ngacmuar bashkëshorten autorit, shkruan ABC News.

Korado Teodori, ka ruajtur për disa minuta Sandrino Bacin në banesë sapo ky i fundit ka dalë e ka ndjekur deri te rruga aty ku dhe debati ka nisur me tone të ashpra pasi i plagosuri ka mohuar që të ketë ngacmuar bashkëshorten e Korado Teodorit.

Por, pas disa minutash, ai e ka qëlluar me armë në pulpën e këmbës dy herë dhe më pas është larguar.

Policia ka sekuestruar kamerat dhe po verifikon për vendndodhjen e autorit, i cili është larguar nga vendngjarja.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu