
Rreth orës 13:55, në Kamëz, dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit, është plagosur në këmbë dyshohet me armë zjarri shtetasi Mikel Xhetani rreth 25 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po bëjnë krehjen e zonës me qëllimin identifikimin e kapjen e autorit.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të saj.