
Një ngjarje e rëndë ka ndodhurë qytetin e Vlorës, ku një vajzë e mitur është dërguar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, pas një vetëplagosjeje të dyshuar me armë zjarri.
Sipas informacioneve paraprake nga policia, ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:40. Vajza 17-vjeçare dyshohet se është vetëplagosur me një armë zjarri tip pistoletë.
Mësohet se adoleshentja nga një fshat i Vlorës dhe ka qenë tek gjyshërit në lagjen ‘Kushtrimi’ kur ndodhi ngjarja.
Ajo është transportuar nga familjarë me urgjencë në spital, ku ndodhet në gjendje të rëndë, pasi ka një plumb në kokë, afër syrit dhe sipas mjekëve të spitalin ajo është e intubuar por në gjendje shumë të rëndë.
Grupi hetimor ndodhet në terren dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje, ndërsa ende nuk dihen motivet që çuan në aktin ekstrem.
Policia nuk ka dhënë ende informacion mbi origjinën e armës apo nëse ka persona të tjerë të përfshirë.