
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve publikon tabelën e zgjedhësve deri në orën 18:00 në të 5-ta Bashkitë ku u votua për zgjedhjet lokale të pjesshme ditën e sotme, 9 Nëntor.
Sipas raportimeve jo të plota nga të gjitha qendrat e votimit, në total është votuar nga 18,72% e zgjedhësve në këto bashki (janë mbi 330 mijë zgjedhës).
Bie në sy pjesëmarrja e ulët dhe rekordin e mban Vlora, teksa pritet edhe marrja e informacionit nga qendrat që nuk kanë dërguar ende informacione. Vlora ka një shifër prej 12,54%, e më pas Berati me 19,98%. Vjen Cërriku me 25% dhe Tepelena me 34,63%. Pjesëmarrja më e lartë ka qenë në Bashkinë e Matit, me 39,36% deri në orën 18:00.
Bie në sy raportimi shumë i ulët nga qendrat e votimit, ku mesatarisht llogaritet se nuk kanë dhënë informacione të paktën 30% e tyre në të pesta bashkitë.
Në Vlorë të paktën 30 qendra nuk kanë raportuar ende, 20 në Berat, 10 në Cërrik, 8 në Tepelenë dhe të paktën 13 në Mat
Qendrat e votimit mbyllen në orën 18:00, me përjashtim të rasteve kur në to ka radhë pritjeje të votuesve, ku në bashkëpunim me KQZ shtyhet orari deri në votuesin e fundit që pret.
Tabela e KQZ deri në orën 16:00:
-Bashkia Vlorë
12,54%
-Bashkia Berat
19,98%
-Bashkia Cërrik
25%
-Bashkia Mat
39,36%
-Bashkia Tepelenë
34,63%
Perditesimi i te dhenave ne kohe reale
Kandidatët
1- Bashkia Vlorë
Brunlida Mersini PS
Ad
Capire le residenze per anziani moderne e i loro vantaggi principali
Residenze per anziani
Le nuove residenze per anziani che stanno cambiando tutto – ecco perché
Residenze per anziani
Dionis Sota i pavarur, mbështetet nga PD
Gjergji Nika i pavarur
2- Bashkia Berat
Ervin Ceca PS
Pavlo Shkarpa i pavarur, mbështetet nga PD
3-Bashkia Tepelenë
Gabriel Guma i pavarur, mbështetet nga PD
Gramoz Sako PS
4- Bashkia Mat
Altin Bojni PS
Eduard Brahilika i pavarur, mbështetet nga PD
Suzana Pasha e pavarur
5- Bashkia Cërrik
Florenc Doka PS
Eligert Hima Shqipëria Bëhet
Amarildo Hoxha i pavarur, mbështetet nga PD







