Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Vlorë, ku një qen pitbull sulmoi dhe kafshoi në kokë një vajzë 4-vjeçare në zonën e Lungomares.

Pronari i qenit, një shtetas 87-vjeçar, i cili është marrë në procedim penal në gjendje të lirë, ka dhënë dëshminë e tij para policisë.

Sipas tij, qeni mbahej i lidhur brenda banesës, por në momentin e ngjarjes ka arritur të këpusë zinxhirin dhe të dalë jashtë, duke sulmuar të miturën.

Ngjarja ka shkaktuar reagime të forta, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për të përcaktuar përgjegjësitë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë, e cila do të vendosë mbi masat që do të merren në vijim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu