Policia i ka përqendruar hetimet për vrasjen e 30-vjeçarit Kristian Marku, i njohur edhe si Kristian Bardhi, në pistën e hakmarrjes.

Ngjarja dyshohet se lidhet me një përplasje afatgjatë mes fiseve Bardhi dhe Reçi në Rrëshen, e cila ka shënuar disa viktima ndër vite.

yacht hotel sarande

Kristian Marku ishte nipi i Martin Bardhit, i vrarë në shtator të vitit 2023 në Rrëshen. Ai kishte precedentë të mëparshëm penal ku përfshihet dhe një akuzë për “vrasje me dashje në bashkëpunim e mbetur në tentativë” dhe një tjetër akuzë për “mbajtje pa leje të armëve të zjarrit dhe municionit luftarak”.

Në vitin 2023, Marku u dyshua se u përfshi në një sulm me armë të ndodhur në drejtim të Saimir Reçit, nipit të Kastriot Reçit – ky i fundit i vrarë në janar 2020 me snajper në qendër të Rrëshenit. Megjithatë, përfshirja e Markut nuk u provua dhe ai u lirua nga akuzat.

Pas atentatit të ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin Fier-Vlorë, autoritetet ushtruan kontrolle në banesën e familjes Reçi dhe shoqëruan disa anëtarë të fisit për t’i marrë në pyetje.

Konflikti mes fiseve Bardhi dhe Reçi daton prej afro 28 vitesh dhe ka prodhuar një sërë vrasjesh, duke përfshirë atentate të mirëorganizuar.

Hetimet vazhdojnë dhe pritet që autoritetet të kryejnë kontrolle të tjera në lidhje me ngjarjen, në përpjekje për të çuar para drejtësisë personat përgjegjës për atentatin.

30-vjeçari u ekzekutua mbrëmjen e së hënës në një atentat mafioz, ku u qëllua me breshëri kallashnikovi teksa po lëvizte në aksin Fier-Vlorë.

Kronologjia e vrasjeve të ndërlidhura me sagën e hakmarrjeve në Mirditë:

1 maj 1995:
Ilir Reçi, viktima e parë e fisit Reçi, ekzekutohet pranë shtëpisë së tij në Rrëshen.
Dyshohet se vrasësit ishin pjesëtarë të fisit Bardhi.
7 janar 1994:
Shefi i Krimeve, Ndue Kaza, vritet në qendër të qytetit nga Dod Gjini.
Konflikti nisi kur Kaza ndërhyri për të ndaluar një përplasje mes grupeve rivale.
3 korrik 1997:
Dy vëllezërit, Dod dhe Agustin Gjini, vriten në qendër të Laçit nga një anëtar i familjes Kaza.
Trazirat e vitit 1997:
Nikolin Gjini, vëllai i Dod dhe Agustin Gjinit, vritet me snajper brenda burgut të Shënkollit.
9 shtator 2016:
Saimir Jaku, ish-drejtor i OSHEE për veriun, vritet duke pirë kafe në Rrëshen.
Pas 6 vitesh arrestohet Dorjan Keqi, por dyshimet fokusohen te fiset rivale.
28 prill 2017:
Gasper Reçi, i dyshuar për trafik droge, ekzekutohet në shtëpinë e tij në Romë.
6 shtator 2017:
Kreshnik Gjini, nipi i Saimir Jakut, vritet në Belgjikë.
27 gusht 2018:
Arben Gjini, djali i xhaxhait të Armando Gjinit, plagoset rëndë në një atentat në Ishull-Lezhë.
13 gusht 2019:
Armando Gjini vritet me breshëri para syve të dy fëmijëve të tij.
7 janar 2020:
Kastriot Reçi ekzekutohet në qendër të Rrëshenit me një plumb snajperi.
15 shtator 2020:
Preng Gjini i mbijeton një atentati me shpërthim C4 në Tiranë.
15 dhjetor 2020:
Anton Keli, kushëri i Armando Gjinit, ekzekutohet duke zbritur nga makina e tij.
26 shtator 2023:
Martin Bardhi, 59 vjeç, vritet me breshëri kallashnikovi në Rrëshen.
Indrit Bardhi, Ilir Bardhoku dhe Olti Gjini plagosen në këtë atentat.
13 janar 2025:
Kristian Marku (Bardhi), nip i Martin Bardhit, ekzekutohet në aksin Fier-Vlorë.
Dyshohet se vrasja lidhet me hakmarrjen mes fiseve Bardhi dhe Reçi./euronews

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu