Drejtori aktual i Autoritetit Portual Durrës, i cili më herët ka mbajtur postin e drejtorit të AntikorrDrejtori aktual i Autoritetit Portual Durrës, i cili më herët ka mbajtur postin e drejtorit të Antikorrupsionit në Kryeministri. Pirro Vengu do të jetë ministër i Mbrojtjes.upsionit në Kryeministri. Pirro Vengu do të jetë ministër i Mbrojtjes.

Muajt e fundit emri i tij është përmendur si një njeri në ngritje sa i takon besimit që ka Rama. Por është denoncuar edhe për skandale, i akuzuar se ka krijuar një strukturë ilegale paralele me zyrtarë të administratës, nëpërmjet së cilës grumbullon e vjedh, të ardhurat që duhet të shkojnë në arkën e shtetit.

yacht hotel sarande

Siç raportonte portali “Pamfleti” këtë skemë vjedhjeje, drejtori Pirro Vengu po e realizon me sekserët vartës, që ka emëruar në krye të drejtorive e shërbimeve në Portin Detar dhe po e vazhdon lirshëm e masivisht, paçka se ministrja Belinda Balluku i ka kërkuar të ketë kujdes, ngaqë ai dhe grupi i tij është ekspozuar aq shumë, sa është bërë objekt i anti-krimit e partnerëve të SHBA-BE.

E vërteta është, se kjo strukturë paralele ilegale, e cila vepron si shtet brenda shtetit në Portin e Durrësit, është bërë objekt hetimi i Policisë Kriminale, mbështetur në prova që ka siguruar vetë, në denoncime nga bizneset, nga agjentë të SHISH, zyrtarë të portit detar, të doganës dhe kufirit.

Sipas Pamfletit, vedhja e shtetit paralel e ilegal që ka krijuar drejtori Pirro Vengu në Portin Detar, bëhet dhe me monopolin e shërbimit “Taxi” udhëtarësh e mjetesh transporti mallrash brenda Portit Detar, prej të cilave Porti arkëton vetëm 15% të ardhura, ndërsa 85% të ardhurave vidhen direkt te subjektet private, pa u futur në arkë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu