Avioni duhej të ulej në Tiranë, por është ulur në aeroportin e Selanikut. Sipas pasagjerëve askush nuk u jep informacion. Ata kanë qendruar të mbyllur në avion për disa orë.
Ndërsa një ditë më parë sic njoftojnë disa media në Tiranë, të gjitha fluturimet e pasdites që duhej të mbërrinin në Rinas janë shtyrë. Bëhet fjalë për dy fluturimet e kompanive loë cost, Wizz Air dhe Ryanair. Në Romë, avioni i Ryanair nuk lejohet të niset për shkak të trafikut ajror. Pasagjerët janë brenda në avion dhe i kanë lajmëruar të paktën edhe për një orë tjetër vonesë. Ditën e hënë kanë hyrë dhe kanë dalë nga Rinasi 43 mijë pasagjerë dhe 125 fluturime.