Qendrat e paraburgimit për riatdhesim (CPR) në Shqipëri janë të nevojshme dhe do të jenë të nevojshme, pasi ato janë një lloj shembulli i parë i asaj që Evropa po përpiqet të pohojë, deklaroi ministri i Brendshë italian, Matteo Piantedosi, në një intervistë në emsionin ”Coffee Break” në La7.

”Shqipëria është një vend kandidat për anëtarësim në BE dhe është një vend që duhet të përfshihet në BE”, theksoi ai.

“Rregulloret e reja evropiane mbi imigracionin duhet të hyjnë në fuqi vitin e ardhshëm”, kujtoi Piantedosi duke vënë në dukje se kjo do të zgjidhë edhe çështjet ligjore,
për të cilat ministri tha se “ka disa dyshime në lidhje me vendimet, por kjo është në rregull”.

Për më tepër, në lidhje me CPR-të aktuale në Shqipëri, pas vendimeve të ndryshme italiane dhe të BE-së ”që kanë dobësuar’ përdorimin e tyre”, Piantedosi shtoi se “ne jemi siguruar që ato të mos jenë plotësisht të zbrazëta dhe të funksionojnë si qendra riatdhesimi”

”Gjysma e njerëzve që u dërguan atje nga Italia, pasi sepse nuk i përmbaheshin rregulloreve të imigracionit, janë riatdhesuar”, përfundoi ministri/atsh

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu