Pas incidentit të fundit të ndodhur gjatë transmetimit të reality show-it “Big Brother VIP Albania”, ku konkurrenti Jozefin Marku goditi me shuplakë një tjetër banor të shtëpisë, publikisht i njohur si “Gesti”, ka shpërthyer një valë reagimesh në rrjete sociale dhe në opinionin publik. Në vijim të këtyre zhvillimeve, një grup qytetarësh kanë ndërmarrë një peticion zyrtar drejtuar Autoritetit të Medias Audiovizive (AMA), ku kërkojnë pezullimin e menjëhershëm të këtij programi nga transmetimi televiziv.

KLIKO PËR TA PLOTËSUAR:

LINKU I PETICIONIT 

 

Në peticion, nismëtarët shprehen se emisioni ka tejkaluar çdo kufi të etikës dhe ka shndërruar ekranin televiziv në një hapësirë që promovon dhunën, konfliktin, përçarjen dhe mungesën e respektit për normat shoqërore dhe familjare.

“Rasti i fundit nuk është i izoluar, por kulmi i një përshkallëzimi të vazhdueshëm të gjuhës së urrejtjes dhe agresionit brenda emisionit,” thuhet në tekstin e peticionit. Po ashtu, theksohet se përmbajtja që ofron Big Brother është joedukative, e dëmshme për të rinjtë dhe nxit modelet e gabuara sociale.

Qytetarët i kërkojnë AMA-s të ndërhyjë në mënyrë urgjente dhe të kryejë vlerësimin e përmbajtjes në përputhje me standardet ligjore të transmetimit audioviziv në Shqipëri. Ata theksojnë se televizioni kombëtar ka përgjegjësi publike dhe se nuk duhet të shndërrohet në mjet për promovimin e dhunës.

Deri në momentin e publikimit të këtij lajmi, Autoriteti i Medias Audiovizive nuk ka bërë një reagim zyrtar mbi këtë kërkesë.

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu