
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbasditen e sotme në zonën turistike të Thethit.
Mësohet se një 49-vjeçar nga Tirana teksa ishte duke ndjekur shtegun që të çon drejt “Syrit të Kaltër” ka humbur jetën.
Sipas raportimeve dyshohet se 49-vjeçari ka pësuar një atak kardiak në momentin që po vraponte.
Ndërkohë në vendngjarje është ndërhyrë menjëherë nga autoritetet dhe një helikopter i Ministrisë së Shëndetësisë ka bërë të mundur transportimin e trupit të pajetë nga zona e thellë malore.
Gjithashtu policia dhe grupi hetimor po hetojnë shkaqet e plota të ngjarjes.