
Një shpërthim i fuqishëm në një port të Iranit ka shkaktuar vdekjen e të paktën pesë personave dhe plagosjen e më shumë se 700 të tjerëve. Ngjarja dramatike ndodhi sot, duke shkaktuar panik dhe dëme të mëdha materiale në zonë.
Sipas autoriteteve lokale, shpërthimi ndodhi në një zonë magazinimi dhe pritet që numri i viktimave të rritet pasi operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë. Shkaku i shpërthimit ende nuk është konfirmuar, ndërsa ekipet emergjente janë në terren për të ndihmuar të lënduarit dhe për të kontrolluar situatën.
Autoritetet iraniane kanë nisur një hetim të plotë për të zbuluar shkaqet e incidentit.