Edhe java që do të vijë, të paktën deri ditën e mërkurë, temperaturat do të vijojnë të mbeten shumë të lartë.
Termometri do të shënojë mbi 42 gradë në qarkun e Beratit, bëri të ditur sinoptikanja Lajda Porja në emisionin “7pa5” në Vizion Plus.
“Vala e nxehtë do të vijojë edhe javën tjetër. Të paktën deri në mesjavë mbetemi në ndikimin e kësaj vale të nxehtë, e cila është vala e dytë përsa i përket kësaj vere. Ndryshe nga vala që kaluam në qershor, që temperatura maksimale u shënua 42.5 në qarkun e Beratit për tre ditë”, tha sinoptikanja.
Porja bëri edhe një apel për të gjithë qytetarët.
“Nga ora 11-16:30 ose 17:00 është piku dhe mos lëvizin njerëzit që kanë probleme kronike, të moshuarit, fëmijët sepse në hije do të jenë temperaturat 40 gradë”, tha Porja. /vizionplus.tv