Një studente ka mbetur e plagosur rëndë gjatë protestës masive të zhvilluar në Serbi gjatë 24 orëve të fundit.
Mediat vendase shkruajnë se protesta është shoqëruar me përplasje fizike, dhe një studente ka mbetur e plagosur rëndë gjatë tubimit.
Disa fakultete kanë dënuar sulmin ndaj studentes dhe kërkojnë që autorët të ndëshkohen sipas ligjit.
Lidhur me ngjarjen policia ka arrestuar 4 persona të cilët dyshohet se kanë kryer vepra penale të sjelljes së dhunshme dhe lëndime të rënda trupore.
Sakaq raportohet se protesta është drejt përfundimit, pasi siç ishte lajmëruar tubimi do të zgjaste vetëm 24 orë. Protestuesit kanë filluar të largohen me grupe të vogla. /Oranews